OKB: Mbi 1 mijë e 300 civilë të vrarë nga bombardimet amerikano-izraelite në Iran

OKB: Mbi 1 mijë e 300 civilë të vrarë nga bombardimet amerikano-izraelite në Iran

Mbi 1 mijë e 300 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të SHBA-ve dhe Izraelit mbi Iran, sipas ambasadorit iranian në OKB, Amir-Saeid Iravani. Ai deklaroi se deri më tani janë shkatërruar rreth 9 mijë e 669 objekte civile, përfshirë 7 mijë e 943 banesa, si dhe dhjetëra shkolla e institucione arsimore. Ambasadori Iravani shtoi se bombardimet mbi depot e karburantit në Teheran dhe qytete të tjera kanë shkaktuar ndotje të konsiderueshme. Ndërkohë, gazetarë të AFP-së kanë raportuar për një raund të ri shpërthimesh në Teheran mbrëmjen e kësaj të marte, më shumë se një javë pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme. Shpërthimet u dëgjuan në veri dhe perëndim të kryeqytetit. Ambasadori iranian në OKB përsëriti se bombardimet amerikano-izraelite kanë shkatërruar...