OKB: Izraeli ka përzënë gati 40 mijë palestinezë nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor

OKB: Izraeli ka përzënë gati 40 mijë palestinezë nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor

Në raportin e saj Organizata e Kombeve të Bashkuara thekson se Izraeli ka detyruar gati 40 mijë palestinezë të largohen nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i vitit të kaluar. Zyrtari i OKB-së, Farhan Haq, citoi shifrat e marra nga Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) gjatë një konference për shtyp në selinë e OKB-së në Neë York, ndërsa theksoi se veprimet izraelite, duke përfshirë shembjet e vazhdueshme, vazhdojnë të shkaktojnë zhvendosje. Vetëm në javën e parë të majit, shembjet e kryera nga kolonët izraelitë zhvendosën 42 palestinezë, duke përfshirë 24 fëmijë. Forcat izraelite dhe kolonët e armatosur po kryejnë sulme të vazhdueshme në qytetet e Bregut Perëndimor nën mbrojtjen ushtarake, duke synuar civilët, shtëpitë e tyre dhe...