Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Numërohen 55 % e votave në Kosovë, Vetëvendosja fiton bindshëm, por a do t’a krijojë dot qeverinë
zgjedhjet ne kosove Kosovë- Ka ecur me ritme të shpejta procesi i numërimit të votave në Kosovë, pas zgjedhjeve që u mbajtën këtë të dielë. Sipas rezultateve të publikuara deri më orën 20:39 nga Komisioni i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson zgjedhjet me 49.67% të votave, duke grumbulluar 226,354 vota në nivel vendi. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.02% ose 91,217 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 14.12% të votave, përkatësisht 64,359 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.85% (31,206 vota). Lista Serbe ka marrë 3.33% ose 15,186 vota. Nisma Socialdemokrate renditet e fundit me 1.49% të votave, që përkthehen në 6,795 vota. Sipas të dhënave, janë numëruar 469,898 vota,...