Nuk siguroi shumicën parlamentare, kryeministrja daneze jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën parlamentare, kryeministrja daneze jep dorëheqjen

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka dhënë dorëheqjen pas një takimi me mbretin Frederik, duke vënë në lëvizje procesin për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të fundit. Dorëheqja konsiderohet një hap formal dhe i zakonshëm në sistemin politik danez, sidomos në rastet kur qeveria në largim nuk siguron shumicën parlamentare. Koalicioni trepartiak aktual ka siguruar vetëm 70 mandate, shumë më pak se 90 të nevojshme për të qeverisur. Frederiksen pritet të vazhdojë detyrën si kryeministre në detyrë deri në krijimin e një administrate të re, ndërsa mbetet një nga favoritët kryesorë për të udhëhequr qeverinë e ardhshme. Ndërkohë, një takim i partive politike është thirrur për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm dhe për të përcaktuar emërimin e një “hetuesi mbretëror”, i cili do...