“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk i pëlqen ta shohë Clinton në pozicionin ku ishte sot, duke iu referuar dëshmisë së ish-presidentit amerikan në Dhomën e Përfaqësuesve për çështjen Epstein. Pak para se të nisej për në Teksas, presidenti amerikan iu përgjigj një pyetjeje duke thënë: “Nuk më pëlqen ta shoh të dëshmojë, por ata më shënjestruan mua dhe familjen time”. Kujtohet se ish-Presidenti amerikan Bill Clinton dëshmoi para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për krimet e Jeffrey Epstein dhe se nuk kishte perceptuar kurrë ndonjë aktivitet të paligjshëm gjatë kontakteve të tyre të kufizuara. Në deklaratën e tij hapëse, Clinton argumentoi se erdhi në seancë dëgjimore për dy arsye: Nga njëra anë, nga respekti për sundimin...