“Nuk mbaj mend asgjë”/ Viktima e abuzimit të Jeffrey Epstein rrëfen detajet: Punoja si modele, më hodhën drogë në ujin që konsumova

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Viktima e abuzimit të Jeffrey Epstein rrëfen detajet: Punoja si modele, më hodhën drogë në ujin që konsumova

Një grua që pretendon se është droguar dhe përdhunuar nga Jeffrey Epstein ka folur publikisht për herë të parë, duke rrëfyer përvojën e saj në një intervistë për BBC Newsnight. E identifikuar me emrin “Nicky” për të ruajtur anonimitetin, ajo deklaroi për BBC se e takoi Epsteinin në moshën 19-vjeçare, ndërsa punonte si modele. Sipas saj, pas një takimi në rezidencën e tij në Palm Beach, ajo humbi ndjenjat pasi piu ujë që iu ofrua nga ai dhe beson se u abuzua seksualisht gjatë asaj kohe. Nicky tregoi se kontaktet fillestare nisën me kërkesa për masazh, por situata u përshkallëzua në mënyrë të papritur. Në takimin e dytë, ajo pretendon se Epstein u përpoq të kishte marrëdhënie seksuale me të, ndërsa më pas, pasi piu...