No Image Available

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”, Erdogan mesazh të qartë Iranit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë Iranit, pas incidentit të mëngjesit kur një raketë iraniane u rrëzua në provincën Hatay. “Si në incidentin e sotëm, ne marrim çdo masë të nevojshme në konsultim të ngushtë me aleatët tanë në NATO dhe ndërhyjmë menjëherë kur është e nevojshme. Paralajmërimet tona i shprehim në mënyrën më të qartë, në mënyrë që incidente të ngjashme të mos përsëriten”, deklaroi Erdogan. “Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit” Duke folur pas një dreke me ushtarët e Komandës së Operacioneve Speciale, kreu i shtetit turk theksoi se Turqia po forcon vazhdimisht kapacitetet e saj mbrojtëse. Ai u shpreh se vendi e ka mbyllur vitin me rekord në eksportet e industrisë së mbrojtjes dhe...