“Nuk kam marr ende një përgjigje”, Zelensky shpreh shqetësimin ndaj aleatëve evropianë: Nuk më kanë dhënë garanci për Ukrainën nëse…

“Nuk kam marr ende një përgjigje”, Zelensky shpreh shqetësimin ndaj aleatëve evropianë: Nuk më kanë dhënë garanci për Ukrainën nëse…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se aleatët evropianë nuk i kanë dhënë ende garanci të forta se do ta mbrojnë Ukrainën në rast të arritjes së një marrëveshjeje të re me Rusinë. “Po ua bëj këtë pyetje të gjithë partnerëve tanë dhe ende nuk kam marrë një përgjigje të qartë dhe të padiskutueshme”, deklaroi ai. Komentet e Zelenskyt vijnë një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Franca nënshkruan një deklaratë qëllimi për vendosjen e trupave në Ukrainë, në rast se arrihet një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Megjithatë, garancitë e plota të sigurisë nuk janë rënë ende dakord. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë udhëhequr përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit, raportohet se nuk e kanë nënshkruar një angazhim të...