“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike
“Nuk jemi më në Kansas…”. Me këtë citim nga filmi i famshëm Magjistari i Ozit, drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, përshkroi ndryshimet e thella gjeopolitike dhe ekonomike që kanë prekur botën vitet e fundit. Deklarata u bë gjatë panelit përmbyllës të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Duke iu referuar frazës që personazhi Dorothy Gale i drejton qenushit të saj Toto pasi transportohen nga një ciklon në një botë krejtësisht tjetër, Georgieva theksoi se “bota ka nisur të ndryshojë prej kohësh dhe ne duhet ta pranojmë këtë realitet”. Sipas saj, shoqëritë dhe ekonomitë po përballen gjithnjë e më shpesh me surpriza të shkaktuara nga gjeopolitika, teknologjia dhe ndryshimet klimatike, në një kontekst transformimesh shumë të shpejta. “Nuk ka dyshim se bota po...
Burimi:
javanews.al