“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamjet e mbetjeve të një droni ukrainas që dyshohet se u rrëzua pasi ishte nisur për të goditur rezidencën e presidentit rus Vladimir Putin. Me këto pamje, Moska synon të hedhë poshtë akuzat e Kievit se ngjarja ishte e sajuar për të minuar paqen. Këto mbetje metalike janë pjesë e një droni ukrainas “Chaklun-V”, i cili sipas Moskës u rrëzua fare pranë rezidencës së Vladimir Putinit në Novgorod të hënën. Njësitë ruse të xhenios konfirmuan se ky mjet fluturues mbante rreth 6 kilogramë eksploziv, i projektuar për të shkaktuar dëme maksimale në objekte qeveritare. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, ky dron i rrëzuar është pjesë e një vale prej 91 të tillësh të nisur nga Kievi për të goditur pika...