“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë për avionët e tyre luftarakë”/ Netanyahu kritika të forta ndaj Erdogan: Po kërcënon Izraelin me shkatërrim
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vijojnë me shitjen e sistemeve të avancuara të armëve Turqisë, duke argumentuar se një vendim i tillë do të cenonte ekuilibrin strategjik në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për Fox News, Netanyahu e kritikoi ashpër Ankaranë, duke e cilësuar Turqinë si “një regjim të ndikuar nga Vëllazëria Myslimane”. Ai deklaroi se Ankarasë nuk duhet t’i jepen avionët luftarakë F-35 apo motorët F110 për flotën e saj ajrore. “Nuk besoj se atyre duhet t’u jepen F-35 ose motorë për avionët e tyre luftarakë”, tha Netanyahu, duke reaguar ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili muajin e kaluar la të kuptohej se mund të mbështeste shitjen e motorëve F110 për avionët...
Burimi:
vizionplus.tv