“Nuk dua të ofendoj askënd”/ Trump nga Davos: E dua shumë Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur

“Nuk dua të ofendoj askënd”/ Trump nga Davos: E dua shumë Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka nisur fjalën e tij duke thënë se Europa nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur. Presidenti Trump mban fjalën në forumin e Davosit: “Tregjet kanë shënuar rritje, janë shënuar shifra rekorde dhe kursimet e qytetarëve janë rritur dhe investimet janë dyfishuar duke thyer rekorde. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë sukses ekonomik më parë. Kur vendi drejtohej nga demokratët ishte vend i vdekur, tani jemi të suksesshëm. Ekonomia amerikane parashikohet të rritet më tej. Është lajm i mrekullueshëm suksesi i Amerikës. Kur Amerika ka ekonomi të mirë, është lajm i mirë për të gjithë botën. Sot dua të diskutoj sesi e kemi arritur dhe sesi presim situatën ekonomike. Mund të mësoni edhe ju duke ndjekur hapat...