Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen me vrap në pistë për të ndaluar avionin (VIDEO)

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen me vrap në pistë për të ndaluar avionin (VIDEO)

Një incident i pazakontë shkaktoi alarm në aeroportin ndërkombëtar Sheremetyevo të Moskës, pasi dy gra hynë në zonën e kufizuar të pistës në përpjekje për të kapur një avion të Aeroflot, të cilin e kishin humbur. Ngjarja ndodhi më 25 korrik, ndërsa avioni po përgatitej të largohej nga porta. Pamjet e publikuara nga aeroporti tregojnë dy gratë duke vrapuar në pistë me bagazhet e tyre, ndërsa njëra prej tyre duket se i bën me dorë avionit, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e pilotit dhe për ta bindur ekuipazhin të ndalojë. Sipas raportimeve lokale, gratë kishin mbërritur me vonesë dhe kishin humbur afatin e imbarkimit. Në vend që të riktheheshin në terminal për të riorganizuar udhëtimin, ato dyshohet se u futën në zonën e kufizuar...