Njoftoi gabimisht vdekjen e mbretit Charles III, radioja kërkon falje

Njoftoi gabimisht vdekjen e mbretit Charles III, radioja kërkon falje

Një radio lokale në Britani ka kërkuar falje pasi njoftoi gabimisht vdekjen e mbretit Charles III për shkak të një problemi teknik në sistemin kompjuterik. Radio Caroline, një stacion lokal në juglindje të Anglisë, pranoi se gjatë transmetimit ishte aktivizuar aksidentalisht programi special që mediat britanike mbajnë gati për rastin e vdekjes së monarkut. Drejtori i radios, Peter Moore, deklaroi se gabimi u shkaktua nga një defekt në kompjuterin qendror të studios. “Programi ‘Monarku’, që të gjitha radiot britanike e kanë të gatshëm dhe shpresojnë të mos e përdorin kurrë, u aktivizua gabimisht dhe u transmetua lajmi i rremë për vdekjen e Mbretit”, tha ai. Menjëherë pas incidentit, radioja kërkoi falje publikisht si në transmetim, ashtu edhe në rrjetet sociale. Ironikisht, në momentin kur u...