Një zjarr masiv përfshin Stacionin Qendror të Glasgout

Një zjarr masiv përfshin Stacionin Qendror të Glasgout

Një zjarr masiv përfshiu një ndërtesë në Stacionin Qendror të Glasgout, duke shkaktuar shembjen e saj të pjesshme. Zjarri shpërtheu në një dyqan cigaresh elektronike në Union Street. Dhjetëra trena u anuluan dhe National Rail tha se stacioni, më i ngarkuari i Skocisë, do të mbetej i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm. Nuk u raportuan viktima. kryeministri Skocez John Swinney tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga incidenti dhe i kërkoi publikut të ndiqte këshillat e shërbimeve të emergjencës.