Një tjetër tramvaj del nga shinat në Milano, në bord vetëm shoferi, shpëton pa lëndime
Një tjetër në Milano doli nga shinat të martën, në një incident që nuk shkaktoi dëmtime. Ngjarja ndodhi në linjën 12, pranë Stacionit Qendror të Milanos. Sipas raportimeve, tramvaji nuk kishte pasagjerë, përveç shoferit, i cili shpëtoi pa lëndime. Policia dhe shërbimet e emergjencës po hetojnë si shkak të mundshëm një rrufe në shina. Kjo është hera e dytë që një tramvaj del nga shinat në Milano në pak ditë, pas ngjarjes së rëndë të 27 shkurtit, ku dy persona humbën jetën. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv