Një tjetër luftëanije amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme
Një tjetër anije luftarake amerikane ka mbërritur në Lindjen e Mesme, sipas të dhënave të gjurmimit detar, ndërsa vijojnë spekulimet se SHBA mund të ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit. Shkatërruesi amerikan i pajisur me raketa të drejtuara USS Delbert D. Black është vërejtur duke kaluar përmes Kanalit të Suezit në drejtim të Gjirit, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga faqja e gjurmimit MarineTraffic. Aktualisht, të paktën 10 anije luftarake të SHBA-së besohet se ndodhen në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln. Një zyrtar amerikan i ka konfirmuar BBC Verify të martën se aeroplanmbajtësja ndodhet në rajon, megjithëse ajo nuk është shfaqur në platformat e gjurmimit për më shumë se një javë. Megjithatë, në orët e para të mëngjesit të...
Burimi:
vizionplus.tv