Një rrëshqitje masive dheu, tmerr në Itali

Një rrëshqitje masive dheu, tmerr në Itali

Një rrëshqitje masive dheu ka goditur qytetin Niscemi, në Sicilinë lindore, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë ishullin ditët e fundit. Si masë sigurie, më shumë se 1 000 banorë janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre. Sipas autoriteteve lokale, zhvendosja e tokës shtrihet në mbi 4 kilometra, duke e bërë situatën veçanërisht të rrezikshme. Është shpallur një “zonë e kuqe” ku hyrja është rreptësisht e ndaluar, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se numri i evakuimeve mund të rritet në orët në vijim. Disa banesa pranë zonës së rrëshqitjes kanë pësuar dëmtime nga fundosja e tokës, por falë reagimit të shpejtë të autoriteteve dhe shërbimeve të emergjencës nuk raportohet për të lënduar. Si pasojë e rrëshqitjes, një nga dy rrugët kryesore që lidhin...