Një presidente grua për herë të parë në Bullgari

Një presidente grua për herë të parë në Bullgari

Bota E Premte, 23 Janar 2026 16:51 Për herë të parë, Bullgaria do të ketë një presidente grua. Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë ka pranuar dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev, duke i hapur rrugën transferimit automatik të kompetencave presidenciale tek Iliana Yotova, e cila mbante postin e zëvendëspresidentes. Radev e njoftoi vendimin e tij më 19 janar në një fjalim drejtuar popullit bullgar. Mandati i tij i skadon më 21 janar 2027 dhe deri atëherë, sipas Kushtetutës së Bullgarisë, funksionet e kreut të shtetit do të kryhen nga Iliana Yotova. Iliana Yotova ka qenë gazetare, anëtare e parlamentit dhe eurodeputete. Ajo ishte drejtuese e qendrës së shtypit të Këshillit Kombëtar të BSP-së në periudhën 1997–2007, dhe që nga viti 2000 është anëtare e tij.