Një president fuqiplotë i Evropës – Plani konservator për të ardhmen e BE

Një president fuqiplotë i Evropës – Plani konservator për të ardhmen e BE

Bashkimi Evropian duhet të ketë një zë të vetëm dhe të fuqishëm në arenën globale, duke bashkuar postet e presidentit të Komisionit Evropian dhe presidentit të Këshillit Evropian në një funksion të vetëm.Këtë ide e hodhi të mërkurën Manfred Weber, kreu i Partive Popullore Evropiane (PPE), familja më e madhe politike në BE.Duke folur në një aktivitet me drejtues biznesesh në Bruksel, Weber argumentoi se një reformë e tillë nuk do të kërkonte ndryshime në traktatet e Bashkimit Evropian, por thjesht vendimin që një person i vetëm të mbajë të dyja funksionet. Sipas tij, një ndryshim i tillë mund të realizohet pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane në vitin 2029.“Ne jemi të bllokuar, jemi pa zë, nuk kemi peshë në skenën globale, dhe kjo duhet të...