Një orë takim kokë më kokë, çfarë bisedoi Trump dhe Zelensky në Davos?
Zgjati pak më shumë se një orë takimi në Davos mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelensky, i cili pati refuzuar një ditë më parë të udhëtonte drejt Zvicrës nëse nuk do të arrinte dot atje një rezultat konkret për kërkesat e tij për më shumë ndihmë për vendin e përballur me një valë të ripërtërirë sulmesh të ashpra ruse. Zyrtarët ukrainas shpresojnë se përballja e Trumpit dhe Zelenskyt do të ndihmojë në avancimin e bisedimeve të paqes, përfshirë edhe diskutimet mbi një plan rindërtimi pas luftës. Një zëdhënës i palës ukrainase u shpreh “se ky ishte një takim i mirë”, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Ai la të kuptohet për cdo rast se edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje...
Burimi:
top-channel.tv