Një i burgosur misterioz hyri në qelinë e Epstein natën që kreu vetëvrasje, si qëndron e vërteta?

Një i burgosur misterioz hyri në qelinë e Epstein natën që kreu vetëvrasje, si qëndron e vërteta?

Dokumentet e publikuara së fundmi zbulojnë detaje të reja të orëve të fundit të Jeffrey Epstein, teksa ai ishte në qeli. Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, një i burgosur “misterioz” mund të ketë pasur qasje në vendin ku mbahej Epstein natën e vdekjes së tij. Ndërkohë, Hetuesit federalë kanë shqyrtuar pamjet filmike nga Qendra Korrektuese Metropolitan në Nju Jork, ku ishte i burgosur Epstein, dhe vunë re një figurë portokalli duke u ngjitur në një shkallë. Vetëm disa orë para se Epstein të vriste veten, kamerat e mbikëqyrjes filmuan një të burgosur që me sa duket po shkonte drejt qelisë së tij. Shkaku zyrtar i vdekjes së Epstein u regjistrua si vetëvrasje dhe ai u gjet i varur në qelinë e tij pak para orës 6:30 të mëngjesit...