“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

“Një Evropë e pavarur është një Evropë më e fortë”, Von der Leyen: Koha për të marrë përgjegjësitë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Konferencën e Sigurisë në Munih foli për domosdoshmërinë e një strategjie të re evropiane të sigurisë. Duke iu referuar mënyrës se si blloku ka mbetur i palëkundur në mbështetjen e tij për Ukrainën, Von der Leyen tha: “Ky është një zgjim i vërtetë evropian dhe ky është vetëm fillimi i asaj që duhet të bëjmë.” Gjithashtu bëri thirrje për fillime dhe bashkëpunime të reja të sigurisë. Von der Leyen më te theksoi rëndësinë e pavarësisë evropiane, duke shtuar se Evropa duhet të “ngrihet” dhe të marrë përsipër përgjegjësinë e saj. “Një Evropë e pavarur është një Evropë e fortë dhe një Evropë e fortë përbën një aleancë transatlantike më të fortë. Disa vija janë kaluar që...