Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Një ditë pas takimit me Zelenskyn, Trump bisedon në telefon me Putin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti pati një diskutim pozitiv në lidhje me Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump ka përfunduar një telefonatë sot me Presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me luftën në Ukrainë, tha një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. “Presidenti Trump sapo përfundoi një telefonatë pozitive me Presidentin Putin në lidhje me Ukrainën”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt për CNN. Telefonata erdhi një ditë pasi Trump u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Mar-a-Lago për të diskutuar mbi zgjidhjen e luftës, megjithëse pas tre orësh bisedimesh, asnjëri prej tyre nuk njoftoi ndonjë përparim të madh. Leavitt nuk dha detaje të mëtejshme të bisedës Trump-Putin. Top Channel