Një dekadë përparim në ekologjinë e lumit Jance
Në kryeqytetin kinez Pekin u zhvillua një konferencë shtypi të hënën, për të raportuar mbi përparimin dhe arritjet e 10 vjetëve të punës në Brezin Ekonomik të Lumit Jance. Gjatë dekadës së kaluar, pjesa e ujit me cilësi të nivelit I-III në Brezin Ekonomik të Lumit Jance u rrit nga 67 % që ishte më 2015 në 96.5 %, duke u shtuar me gati 30 pikë përqindjeje. Rrjedha kryesore ka ruajtur cilësinë e ujit të nivelit II për gjashtë vjet radhas, ndërkohë që speciet kryesore, si delfini pa pendë i Jancesë, kanë pasur një rimëkëmbje të dukshme të popullatave të tyre, sipas kreut të Departamentit të Ekologjisë dhe Mjedisit Ujor të Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit Jiang Huohua. Përparim i ndjeshëm është bërë në kontrollin e ndotjeve dhe...
Burimi:
javanews.al