NIS, rafineria e vetme e naftës në vend/ Serbia konfirmon nisjen e negociatave mes Rusisë dhe MOL-it hungarez

NIS, rafineria e vetme e naftës në vend/ Serbia konfirmon nisjen e negociatave mes Rusisë dhe MOL-it hungarez

Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç, ka deklaruar se janë duke u zhvilluar negociatat mes aksionarëve rusë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) dhe MOL-it të Hungarisë për shitjen e aksioneve të kompanisë. Ajo ka thënë se NIS-i dhe MOL-i e kanë informuar Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit për këto zhvillime. “Qeveria hungareze i ka mbështetur bisedimet dhe ne si Qeveri e Serbisë do të ofrojmë mbështetje , në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për heqje të sanksioneve dhe krijim të kushteve për t’i garantuar NIS-it një licencë për punë operacionale”, ka thënë zyra e ministres serbe. Sipas saj, Qeveria e Rusisë e ka informuar Qeverinë e Serbisë se i mbështet negociatat për...