NIS, rafineria e vetme e naftës në serbi/ Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur një kompanie hungareze

NIS, rafineria e vetme e naftës në serbi/ Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur një kompanie hungareze

Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, është në bisedime me kompaninë hungareze, MOL, për një shitje të mundshme të aksioneve të tij shumicë në NIS, rafinerinë e vetme të naftës në Serbi, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione të gjera që synonin sektorin e naftës të Rusisë në janar, për shkak të luftës së Moskës në Ukrainë, por për NIS-in zbatimi i tyre u shty disa herë përpara se të hynte përfundimisht në fuqi më 8 tetor. “Ne kemi informacione se përfaqësuesit e Gazpromit po bisedojnë, mes të tjerash, me kompaninë hungareze MOL, dhe ne nuk kemi asgjë kundër kësaj. Hungarezët janë miqtë tanë”, tha Vuçiç. “Ne duhet ta përfundojmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, deri më 15 janar”,...