Nis hetim pasuror ndaj presidentes Vjosa Osmani
Vjosa Osmani KOSOVË-Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas konstatimit të dallimeve të theksuara në deklarimin e pasurisë ndërmjet viteve 2024 dhe 2025. Raportohet se hetimi administrativ ka filluar pasi janë evidentuar mospërputhje në vlerën dhe përbërjen e pasurisë së deklaruar nga presidentja në formularët zyrtarë të deklarimit për zyrtarët e lartë publikë. Ndryshimet sipas VOX Kosova lidhen kryesisht me rritjen e kursimeve, si dhe me shtimin e shumës së parave të gatshme të deklaruara. Në deklarimin e vitit të kaluar, Osmani ka raportuar gjithashtu se bashkë me bashkëshortin posedojnë një banesë tjetër në Prishtinë, si dhe tokë dhe një shtëpi shtesë në Australi. Agjencia Kundër Korrupsionit po vijon procedurat e verifikimit, ndërsa çdo...
Burimi:
zeri.ai