Ngushtica e Hormuzit, Irani: Do të vendosim një tarifë për shërbimet
Mes shumë paqartësive të marrëveshjes me 14 pika që konsolidon armëpushimin në Gjirin Persik, një pikë po shihet si më problematikja. Bëhet fjalë për pikën e pestë, ku thuhet se regjimi iranian do të diskutojë me Omanin “për të përcaktuar administrimin dhe shërbimet detare në të ardhmen në Ngushticën e Hormuzit”, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat sovrane të vendeve bregdetare. Referenca lidhet me një veprim që Irani ndërmori në muajin maj, kur Garda Revolucionare krijoi një strukturë të quajtur “Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik”, me detyrën për të administruar këtë rrugë detare. Nuk është ende e qartë se çfarë kompetencash do të ketë ky institucion, por është e qartë se Teherani synon të ushtrojë kontroll mbi kalimin nga ku deri...
Burimi:
opinion.al