“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu, apo kushdo që do të jetë në të ardhmen

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu, apo kushdo që do të jetë në të ardhmen

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të “hapet shumë shpejt”, duke shtuar se do të dëshironte që kjo rrugë jetësore e transportit detar të vihej nën kontroll të përbashkët mes SHBA-së dhe Iran. “Ajo do të hapet shumë shpejt nëse negociatat me Iranin vazhdojnë me ritme të shpejta”, tha Trump në një intervistë për CNN. “Do të kontrollohet bashkërisht. Unë dhe Ajatollahu, kushdo që të jetë ai, apo kushdo që të jetë Ajatollahu i ardhshëm”, shtoi ai. Trump foli gjithashtu për mundësinë e një ndryshimi regjimi në Iran, duke e cilësuar atë si “një formë shumë serioze”. Ai iu referua sulmeve në fazat e para të konfliktit, të cilat sipas tij goditën një pjesë të udhëheqjes së lartë iraniane. “Automatikisht...