Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Ngjarje e rëndë/ I ngeci në fyt panetonja gjatë drekës së Krishtlindjes me familjen, humb jetën 47 vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një burrë 47-vjeçar vdiq para familjes së tij, teksa po festonin drekën e Krishtlindjeve. Sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, Giovanni Lopez u mbyt pasi një copë panetone i ngeci në fyt dhe i bllokoi rrugët e frymëmarrjes. Të afërmit e tij u përpoqën ta ndihmonin menjëherë, por nuk ia dolën dot dhe thirrën shërbimet e urgjencës. Ekipet e shpëtimit u përpoqën ta ringjallnin 47-vjeçarin, por pavarësisht përpjekjeve, ai ndërroi jetë. Vdekja e tij u konfirmua më pas edhe nga mjeku ligjor.