Nga vrasja e qenit të saj te avionët luksozë/ Sekretarja e Sigurisë në SHBA u shkarkua pas polemikave të shumta, gjashtë ngjarjet e bujshme të Kristi Noem

Nga vrasja e qenit të saj te avionët luksozë/ Sekretarja e Sigurisë në SHBA u shkarkua pas polemikave të shumta, gjashtë ngjarjet e bujshme të Kristi Noem

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga detyra sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, pas muajsh polemikash dhe kritikash nga të dyja partitë në SHBA. Në vend të saj, Trump njoftoi emërimin e senatorit republikan Markwayne Mullin. Noem kishte qenë përgjegjëse për zbatimin e politikës së deportimeve masive të administratës Trump. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të parë të mandatit të presidentit u realizuan rreth 675 mijë deportime, një shifër që mbeti nën objektivin e shpallur nga Shtëpia e Bardhë prej një milion deportimesh në vit. Mandati i saj u shoqërua me një sërë polemikash dhe kritikash publike. Një nga krizat më të mëdha lidhej me operacionet e imigracionit në shtetin e Minesotës, ku ndërhyrjet e forcave federale shkaktuan protesta në Minneapolis. Gjatë përplasjeve...