Nga Ukraina te Ballkani, Lavrov ngre alarmin në Kinë, paralajmëron për një rrethim të ri ushtarak dhe politik ndaj Rusisë

Nga Ukraina te Ballkani, Lavrov ngre alarmin në Kinë, paralajmëron për një rrethim të ri ushtarak dhe politik ndaj Rusisë

“Europa po krijon një bllok të ri ushtarak, ku do të përfshihet dhe Ukraina”. Është alarmi që ngriti në Kinë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Sipas tij, qëllimi i aleancës do të jetë konfrontimi me Rusinë, duke i dhënë më shumë liri SHBA-së të përballet me Kinën në Indo Paqësor. Pas takimit me Jinping në Pekin, Lavrov, paralajmëroi kundër realizimit të një ideje të tillë. “Ish – i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Keith Kelloggdhe të ashtuquajturat fuqitë e mëdha evropiane po promovojnë idenë e krijimit të një blloku të ri ushtarak me Ukrainën si anëtare dhe madje si pjesëmarrëse kryesore. Është e qartë se kështu SHBA-ja dëshiron të zhvendosë përgjegjësinë kryesore për frenimin e Rusisë te Evropa, në mënyrë që të ketë duart...