Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

Donald Trump kishte kërcënuar se do ta merrte me forcë Groenlandën dhe se do të vendoste tarifa të reja doganore ndaj tetë vendeve evropiane. Qeveria autonome e ishullit po përgatitej për “skenarin më të keq”. Danimarka kishte frikë se mund të humbiste kontrollin mbi “Territorin e saj special” në Arktik, një mbetje e epokës koloniale. Disa liderë evropianë dhe një pjesë e madhe e opinionistëve në Evropë dhe SHBA parashikonin madje fundin e Aleancës Atlantike. Në fund, asgjë nga këto nuk ndodhi. Në Davos, Donald Trump deklaroi se kishte arritur “një marrëveshje kornizë” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Menjëherë pas kësaj, tensionet u ulën dhe tregjet financiare u rimëkëmbën. Megjithatë, kjo është një histori që pritet të lërë gjurmë të thella në...