Nga Përbindëshi i Firences tek Andrei Chikatilo/ Hapet në Xhenova Muzeu i Vrasësve Serialë, më i madhi në Itali
Një muze i pazakontë kushtuar historisë së vrasësve serialë është hapur në Gjenova, duke u bërë ekspozita më e madhe e këtij lloji e mbajtur ndonjëherë në Itali. Pas ndalesave në Firence dhe Torino, Muzeu i Vrasësve Serialë sjell një përvojë gjithëpërfshirëse që eksploron kriminologjinë moderne dhe psikologjinë e kriminelëve më famëkeq në histori. Ekspozita përfshin 16 seksione tematike dhe zgjat rreth 45 minuta, ndërsa vizitorët shoqërohen nga një udhëzues audio shumëgjuhësh që shpjegon rastet dhe teoritë kryesore të kriminologjisë. Një pjesë e veçantë i kushtohet Donato Bilancias, njërit prej vrasësve serialë më kompleksë italianë për shkak të përshkallëzimit të krimeve dhe profilit të tij psikologjik. Në muze përmenden edhe figura të tjera të njohura të krimit si Leonarda Cianciulli dhe i ashtuquajturi Përbindëshi i...
Burimi:
top-channel.tv