Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump
Një simbol i papritur po shfaqet gjithnjë e më shpesh në protestat kundër administratës Trump në Shtetet e Bashkuara, bretkosa. Dikur e lidhur fort me meme të ekstremit të djathtë, sot ajo po përdoret nga aktivistë të majtë si mjet ironik dhe politik kundër politikave të emigracionit dhe forcës shtetërore. Sipas një analize të BBC-së, protestat e viteve të fundit kundër administratës Trump nuk janë karakterizuar vetëm nga parulla dhe marshime klasike, por edhe nga elementë festivë dhe absurdë, duke nisur nga kostume bretkosash, njëbrirësh, dinosaurësh, mësime salse në rrugë, shpërndarje ushqimi apo dhe performanca artistike, të cilatshpesh përballen me forcat e armatosura të rendit. Ky kombinim i humorit me politikën duket sikur synon të ndryshojë narrativën vizuale dhe morale të përplasjes mes protestuesve dhe...