Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar
Që nga 26 dhjetori, hyrja dhe dalja nga SHBA-të për të gjithë jo-amerikanët, turistët, ata me vizë apo banorët e përhershëm, shoqërohet me kontrolle biometrike të detyrueshme. Përveç pasaportës dhe njohjes së fytyrës, mund të kërkohen: gjurmët e gishtave të dorës, skanimi i ngjyrës dhe strukturës së syrit që ka model unik për çdo njeri, si dhe i pëllëmbës. Kontrollet nuk bëjnë përjashtime sipas moshës: edhe fëmijët nën 14 vjeç dhe të moshuarit mbi 79 duhet t’u nënshtrohen. Nuk përjashtohen as diplomatët dhe qytetarët kanadezë. Të dhënat ruhen në arkivat federale për 75 vjet, duke e bërë secilin vizitor “të gjallë” digjitalisht për dekada. Ky sistem ka shkaktuar reagime të ndryshme: baza MAGA e mbështet për “sigurinë kombëtare”, ndërsa juristët dhe aktivistët e të drejtave civile pretendojnë shkelje...