Nga Meksika, Kolumbia e Irani, cilat vende mund të jenë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

Nga Meksika, Kolumbia e Irani, cilat vende mund të jenë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

Donald Trump SHBA-Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Ai i ka përmbushur kërcënimet kundër Venezuelës duke kapur presidentin e saj dhe gruan e tij. BBC ka sjellë disa nga paralajmërimet që ai ka bërë kohët e fundit për vende të tjera në orbitën e Uashingtonit: Groenlandë SHBA-të kanë tashmë Bazën Hapësinore Pituffik në Groenlandë, por Trump kërkon të marrë kontrollin e të gjithë ishullit. “Ne kemi nevojë për Groenlandën nga pikëpamja e sigurisë kombëtare,” tha ai, duke theksuar praninë e anijeve ruse dhe kineze në rajon. Ishulli, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe i pasur me minerale të rralla të tokës, ka një vendndodhje strategjike në Atlantikun e Veriut dhe mund të ofrojë...