Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Ka shkuar në 22 numri i vendeve që i bashkohen deklaratës së përbashkët, të nënshkruar ditët e fundit, fillimisht nga 6 shtete, për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit, duke dënuar mbylljen e kësaj rruge jetike detare nga ana e Iranit. “Shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në përpjekjet e duhura për të garantuar kalimin e sigurt përmes ngushticës”, thuhet në dokumentin e nënshkruar tashmë nga 22 vende. Nisma fillimisht u ndërmor nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia; ndërkohë i janë bashkuar Kanadaja, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Danimarka, Letonia, Sllovenia, Estonia, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Republika Çeke, Rumania dhe Lituania, si edhe Australia, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe pse kanë shprehur gatishmërinë e tyre për...