Nga emigrant në SHBA në “mbretin” e drogës! Kush ishte ‘El Mencho’, i vrarë në një operacion ushtarak në Meksikë

Nga emigrant në SHBA në “mbretin” e drogës! Kush ishte ‘El Mencho’, i vrarë në një operacion ushtarak në Meksikë

Një operacion i gjerë i forcave meksikane në shtetin e Jalisco ka përfunduar me vdekjen e Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, kreu i kartelit të fuqishëm Jalisco New Generation Cartel (CJNG). Sipas autoriteteve, 59-vjeçari u plagos rëndë gjatë një përplasjeje me ushtrinë dhe ndërroi jetë teksa po transportohej me helikopter drejt Mexico City. Përplasjet dhe bilanci i operacionit Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë ndërhyrjes u vranë shtatë anëtarë të kartelit, u plagosën tre ushtarë dhe u arrestuan dy persona të tjerë të dyshuar si pjesë e CJNG-së. Forcat e sigurisë sekuestruan armë të kalibrit të rëndë, përfshirë raketahedhës të aftë për të goditur avionë dhe mjete të blinduara. Operacioni u zhvillua në një moment kur presioni nga Shtetet e...