Nga djegia e makinave te kallashnikovi: eskalimi i dhunës që po trondit Sicilinë
Një sulm i dhunshëm dhe i shpejtë. Tre të rinj kapërcejnë rrethimin, hedhin benzinë mbi makinat, i vënë flakën dhe largohen me vrap. Njëzet makina u përfshinë nga flakët brenda pak minutash, prej të cilave dhjetë u shkatërruan plotësisht. Ngjarja ndodhi gjatë natës në depozitin Sicily by Car në Carini (Palermo), të kompanisë së qirasë së makinave të sipërmarrësit palermitan Tommaso Dragotto, e inauguruar vetëm 20 ditë më parë. Bëhet fjalë për episodin e radhës të dhunës që ka goditur qytetin e Palermos dhe që prej disa muajsh është rikthyer të terrorizojë sipërmarrësit, tregtarët dhe qytetarët. Ky është gjithashtu episodi i dytë intimidues ndaj Sicily by Car, e cila natën e 20–21 marsit ishte sulmuar nga një komando që qëlloi 30 herë me kallashnikov ndaj...
Burimi:
syri.net