Nga Brigitte Bardot tek Robert Redford e Chris Rea, yjet që bota humbi këtë vit
Bota e filmit, muzikës dhe televizionit humbi një sërë emrash të njohur këtë vit. Kaq të ngjeshura ishin njoftimet e trishta, sa ndjesia e krijuar ishte sikur këtë radhë, lajmet e kobshme qenë më të shumta se herë të tjera, dhe rrallimi i plejadës së vjetër të të famshmëve anekënd globit, edhe më i dukshëm se më parë. E fundit në listë, Brigitte Bardot, ylli i padiskutueshëm i kinemasë franceze në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, simbol i sensualitetit femëror, por edhe i thyerjes së tabuve e cila ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare në Saint Tropez, ku jetonte prej vitesh e tërhequr nga publiku. Presidenti francez Emmanuel Macron e nderoi si “një legjendë të shekullit”. Ajo mishëroi një jetë të lirë, ishte...
Burimi:
top-channel.tv