Nga Antarktida në vijën e frontit: ‘Pinguinët ushtarakë’ të Ukrainës
Në një ditë acari në kryeqytetin ukrainas, Kiev, Yuriy Lyshenko, është pajisur mirë për të ftohtët, pasi ka veshur një xhaketë të kuqe që është dizajnuar për dimrat e Antarktidës. “Tani që na ka goditur ky acar, më duhet ta veshë këtë”, thotë ai duke qeshur. Ky 52-vjeçar është një nga “pinguinët ushtarakë” të Ukrainës, një grup i vogël, por që po rritet gjithnjë e më shumë, i burrave që kanë shërbyer në bazën kërkimore të Ukrainës në Antarktidë, dhe janë kthyer në shtetin e tyre për të luftuar. Lidhjet e Ukrainës me kontinentin më të ftohtë datojnë që nga fillimi i shekullit të kaluar, kur Anton Omelchenko, i lindur në rajonin e Potlavës në territorin e Ukrainës së sotme, i mbijetoi një ekspedite të...
Burimi:
syri.net