Netanyahu: Trump po krijon kushtet për një marrëveshje me Iranin, por ne kemi rezerva
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se presidenti amerikan Donald Trump po krijon kushtet që mund të çojnë në një marrëveshje të mirë me Iranin, por ende ka rezerva, tha ai të enjten. Netanyahu, i cili u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, shprehu skepticizëm dhe theksoi se nëse më në fund arrihet një marrëveshje do të duhet të përfshijë elementë që konsiderohen shumë të rëndësishëm për Izraelin. Mediat shkruajnë se ato kanë të bëjnë me element të tillë si, përfundimi i programit bërthamor të Teheranit, kufizimet në raketat balistike dhe mbështetja e tij për grupet e armatosura si Hezbollahu i Libanit, Hamasi në Gaza dhe Houthi në Jemen. Takimi i djeshëm mes Trump dhe Netanyahu u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati dy orë e gjysmë....
Burimi:
ntv.al