Netanyahu: Trump po krijon kushtet për një marrëveshje me Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po “krijon kushtet” që mund të çojnë në një “marrëveshje të mirë” me Iranin, thotë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, por ai ende mban rezervat e tij. Netanyahu, i cili u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, tha se ai shprehu përgjithësisht “skepticizmin” e tij dhe theksoi se nëse arrihet një marrëveshje më në fund “ajo duhet të përfshijë elementë që konsiderohen shumë të rëndësishëm për Izraelin”, siç janë përfundimi i programit bërthamor të Teheranit, kufizimet në raketat e tij balistike dhe mbështetja e tij për grupet e armatosura si Hezbollahu i Libanit, Hamasi në Gaza dhe Huthi në Jemen. “Kushtet që po krijon Trump, të kombinuara me faktin se iranianët sigurisht e kuptojnë se bënë një gabim...
Burimi:
vizionplus.tv