Netanyahu: Regjimi Iranian është fanatik dhe nuk mund të reformohet

Netanyahu: Regjimi Iranian është fanatik dhe nuk mund të reformohet

“Arsyeja pse na u desh të vepronim tani është se, pasi goditëm vendet e tyre bërthamore dhe programin e tyre të raketave balistike, prisnim që ata të mësonin mësimin e tyre, por nuk e bënë. Meqenëse janë të pareformueshëm, ata janë plotësisht fanatikë për këtë, për shkatërrimin e Amerikës.” Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha për Fox News, i cituar nga Al Jazeera, duke iu referuar regjimit në Teheran. Netanyahu gjithashtu deklaroi, sipas transkriptit të intervistës së publikuar nga Kan News izraelite, se “Irani ka bërtitur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ‘Vdekje Izraelit’ për vite me radhë. Iranianët kanë bombarduar ambasadat amerikane, kanë tentuar të vrasin Trump dy herë, kanë vrarë qytetarët e tyre dhe kanë vendosur një rrjet terrorist.” “Ky është një regjim që synon të dëmtojë...