Netanyahu: Po ia thyejmë kockat Iranit, por ende nuk kemi mbaruar

Netanyahu: Po ia thyejmë kockat Iranit, por ende nuk kemi mbaruar

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka folur për luftën me Iranin, duke thënë se veprimi ushtarak i Izraelit po “ua thyen kockat”. Ai thotë se qëllimi i Izraelit është të çlirojë popullin iranian nga “tirania” e regjimit aktual, por thotë se “në fund të fundit varet prej tyre”. “Nuk ka dyshim se nëpërmjet veprimeve të ndërmarra deri më tani, ne po ua thyejmë kockat dhe ne jemi ende aktivë”, thotë ai.