Netanyahu nuk ka ndërmend të zbatojë armëpushimin në fuqi, urdhër ushtrisë izraelite: Dua 70% kontroll në Gaza
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka udhëzuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të zgjerojnë kontrollin mbi Rripin e Gazës deri në 70% të territorit, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve ushtarake pavarësisht armëpushimit në fuqi. Duke folur në një konferencë të enjten, Netanyahu tha se Izraeli aktualisht kontrollon rreth 60% të territorit të Gazës dhe synimi i radhës është zgjerimi i mëtejshëm i këtij kontrolli. “Aktualisht po e shtrydhim Hamasin, tani kontrollojmë 60% të territorit të Rripit. Ishim në 50, kaluam në 60. Direktiva ime është të kalojmë në 70”, deklaroi ai. Deklarata e tij bie ndesh me kushtet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin Izraeli dhe Hamasi ranë dakord në tetor të vitit 2025. Marrëveshja...
Burimi:
top-channel.tv