Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Netanyahu mbërrin në rezidencën Mar-a-Lago, takohet me Trump, presidenti i SHBA: Duhet çmilitarizuar Hamasi
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbërritur në Mar-a-Lago, rezidencën luksoze të presidentit amerikan Donald Trump, për të zhvilluar një takim me këtë të fundit. Jashtë rezidencës, Trump dhe Netanyahu u janë përgjigjur interesimit dhe pyetjeve të gazetarëve. Një gazetar e pyeti Trumpin se sa shpejt mund të kalonte në fazën e saj të dytë marrëveshja e armëpushimit në Gaza. “Sa më shpejt që të mundemi, por duhet të ketë demilitarizim”, u përgjigj ai. “Ne duhet ta çmilitarizojmë Hamasin. Është një nga çështjet që patjetër do ta diskutojmë, por duhet të ketë çmilitarizim të Hamasit.” Kur gazetarët e pyetën nëse do të jepte “dritën jeshile” për një sulm tjetër ndaj Iranit, Trump nuk u përgjigj. Presidenti amerikan heshtte për një periudhë kohore përpara se t’i përgjigjej...