Netanyahu: Irani është në rënie, ne jemi në ngritje

Netanyahu: Irani është në rënie, ne jemi në ngritje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli po përgatitet të çojë Iranin në vende ku nuk kanë qenë kurrë më parë, ndërsa nënvizoi avantazhin e Tel Avivit ndaj Teheranit. Në një video të publikuar në mediat sociale, Netanyahu shihet duket duke folur me kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, Boaz Bismuth. Nuk është e qartë nëse biseda e regjistruar u zhvillua para apo pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit ishin duke u zhvilluar. Në video, Bismuth i thotë Netanyahut: “Dëgjoj se iranianët duan ta mbyllin çështjen… nuk duhet të ketë një marrëveshje të keqe me ta”. “Po punojmë për ta çuar Izraelin në vende ku nuk ka qenë kurrë më parë, dhe gjithashtu Iranin në vende...